Hyseni pas tubimit masiv në Gllamnik: Nuk mund të ishte ndryshe në Gllamnikun e Xhemail Mustafës - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Hyseni pas tubimit masiv në Gllamnik: Nuk mund të ishte ndryshe në Gllamnikun e Xhemail Mustafës

    Insajderi
    03 October 2025 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK-ja, Ekrem Hyseni, ka mbajtur tubim zgjedhor sonte në Gllamnik.

    Hyseni nga atje tha se gjetën atmosferën e fitorës.

    “Nuk mund të ishte ndryshe në Gllamnikun e Xhemail Mustafës. Aty gjetëm mikpritjen, mobilizimin e përkrahjen e parezervë! Gjetëm atmosferën e fitores, siç po e gjejmë gjithandej Llapit e Gollakut! Vendosmërinë e tyre për ndryshim s’e lëvizin dot propaganat e mashtrimet e atyre që ju injoruan e nënçmuan. Gllamniku as nuk e meriton, as nuk e duron nënçmimin! Prandaj, e përkrahë ndryshimin!”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark