Vizita në biznese dhe mikpritje nëpër familje, Xhafer Tahiri shpalos planin e tij për ndryshim rrënjësor të Vushtrrisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Vizita në biznese dhe mikpritje nëpër familje, Xhafer Tahiri shpalos planin e tij për ndryshim rrënjësor të Vushtrrisë

    Insajderi
    04 October 2025 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka vazhduar takimet me qytetarë.

    Ai fillimisht ka vizituar, kompaninë Ciao Berto, nga foli për suksesin e tyre.

    “Vizituam sot kompaninë Ciao Berto, brendin e njohur tashmë botëror nga Vushtrria. Familja Krasniqi kanë arritur të eksportojnë në SHBA 🇺🇸 ku 80% e produkteve të kësaj kompanie tani eksportohen. Mbeshtetja e tyre forcë për fitoren tonë”, shkroi ai.

    Tahiri, u mirëprit edhe nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri.

    “Në atmosferë vllazërore u pritëm në Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri nga Kryetari Dr. Ejup Haziri dhe efendilerët e respektuar”, tha ai.

    Në fund, ai gjeti kohë për ta takuar edhe një veteran të LDK-së.

    Mbramjen e përfundova në konakun e veteranit te LDK, shoku i babës tim Shaip Asllani. Bisedë shpirtnore për një kohë që nuk përsëritet më!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark