Mesazhi emocionues, “Plisat” u drejtohen djemve të Kombëtares para sfidës me Serbinë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mesazhi emocionues, “Plisat” u drejtohen djemve të Kombëtares para sfidës me Serbinë

    Insajderi
    04 October 2025 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria do të ketë një përballje historike me Serbinë, më 11 tetor. Në Leskovac do të kërkohet fitorja, për të ëndërruar më pas kualifikimin në Botërorin 2026.

    “Plisat” kanë kushtuar një mesazh të veçantë në prag të këtij takimi.

    “Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë, na bëni krenarë, për nder të historisë”, shkruhej nga tifozët e Prishtinës.

    Leskovaci është rreth 100 kilometra larg Prishtinës. Tashmë e konsideruar pjesë e Serbisë, njihet për një nga gjenocidet e serbëve ndaj shqiptarëve.

    Prishtina fitoi 1 me 0 ndaj Ballkanit dhe ka filluar shkëputjen në krye të renditjes. Aktualisht ka 4 pikë më tepër se suharekasit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark