“Armë ke?”- Momenti i arratisjes së 31-vjeçarit me tre identitete në Shqipëri, përplasi nëntë vetura - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Armë ke?”- Momenti i arratisjes së 31-vjeçarit me tre identitete në Shqipëri, përplasi nëntë vetura

    Insajderi
    05 October 2025 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë dal pamjet e arrestimit të Imer Krashit, personit që paraditen e kësaj të diele ishte protagonisti një ngjarje të rrezikshme në kryeqytet.

    Një ndjekje e rrezikshme policore është zhvilluar mesditën e së dielës në Tiranë, ku 31-vjeçari me precedent të theksuar kriminal Imer Krashi ka refuzuar të ndalojë dhe ka tentuar t’i shpëtojë policisë, duke përplasur në rrugë 9 automjete dhe 1 motomjet, përpara se të arrestohej nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.

    Automjeti i tij rezultonte me targa gjermane dhe është ndaluar gjatë një kontrolli.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në zonën e Liqenit të Thatë, pasi shërbimet e Policisë kishin marrë informacion se një automjet po qarkullonte në drejtim të TEG-ut, dhe drejtuesi i tij dyshohej se ishte i armatosur. Pas ndalimit për verifikim, drejtuesi i mjetit,  Imer Krashi, 31 vjeç, refuzoi urdhrin e policisë për kontroll dhe u largua me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar seriozisht jetën e efektivëve që po komunikonin me të.

    Policia u vu menjëherë në ndjekje të tij. Gjatë arratisë, për shkak të trafikut të rënduar, 31-vjeçari përplasi 10 mjete, mes tyre edhe një motomjet ku udhëtonin një efektiv policie jashtë shërbimit, E. R., 52 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, O. R., 46 vjeçe. Të dy u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Pas një ndjekjeje intensive, policia arriti të neutralizojë dhe ndalojë automjetin dhe drejtuesin e tij, i cili rezultoi me disa identitete si, Imer Krashi., Imer Masha dhe Imer Uka. Gjatë kontrollit të mjetit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë.

    Ai konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ka pasur më herët precedentë të shumtë penalë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark