Ekrem Hyseni: Më 12 tetor merr fund injorimi i qytetarëve nga pushteti në ikje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ekrem Hyseni: Më 12 tetor merr fund injorimi i qytetarëve nga pushteti në ikje

    Insajderi
    05 October 2025 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Podujevës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni, ka zhvilluar sot takim me banorët e Lagjes së Dëshmorëve, ku ka diskutuar për nevojat dhe kërkesat e tyre.

    Hyseni ka theksuar se qeverisja aktuale i ka injoruar qytetarët dhe problemet e tyre konkrete, por sipas tij, kjo do të marrë fund më 12 tetor.

    “Injorimi i problemeve konkrete sikurse edhe i vet qytetarëve nga pushteti në ikje, do të marrë fund më 12 tetor. Vullnetin e përcaktimin qytetar s’mund dhe s’do ta ndalë askush”, ka deklaruar Hyseni.

    Ai shtoi se qytetarët e Podujevës meritojnë një qeverisje që i trajton me dinjitet dhe kujdes të barabartë.

    “Qytetarët tanë meritojnë një qeverisje që trajton dinjitetshëm çdonjërin prej tyre,” tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark