Përkrahë me Aliun, kandidatja Njomza Vata tregon planet e saj për zhvillimin e Ferizajt - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Përkrahë me Aliun, kandidatja Njomza Vata tregon planet e saj për zhvillimin e Ferizajt

    Insajderi
    06 October 2025 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për asamble komunale, Njomza Vata, së bashku me kryetarin Agim Aliu, janë takuar me qytetarët në ambientet e familjeve Syla dhe Vata, në një atmosferë të ngrohtë dhe familjare.

    Gjatë takimit, Vata tha se kryetari Aliu prezantoi programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

    “Kryetari Aliu shpalosi me pasion programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke ndarë me qytetarët vizionin për një Ferizaj edhe më të zhvilluar, më modern dhe më të drejtë për të gjithë. Ai foli për punët e bëra me përkushtim dhe për planet që do ta çojnë përpara qytetin tonë në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, rini, mjedis dhe bujqësi, fusha që prekin drejtpërdrejt jetën e çdo qytetari”, tha ajo.

    “Së bashku me kryetarin Agim Aliu, ZOTOHEMI se do të vazhdojmë rrugën e zhvillimit, të punës dhe të rezultateve konkrete”, shkroi kandidatja.

    Kandidatja Njomza Vata shprehu mbështetjen e saj për programin dhe theksoi se do të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe rezultateve konkrete për Ferizajn.

    “Ferizaj do të mbetet model i suksesit, shembull i bashkimit dhe qytet që frymëzon gjithë rajonin e Ballkanit!“, ka shkruar ajo.

    votoAgimAliu191 #votoNjomzaVata09


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark