Eksperti mjeko-ligjor thotë se Liridona Ademaj ka pasur mavijosje në krahun e majtë, është shkaktuar para ose gjatë vrasjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti mjeko-ligjor thotë se Liridona Ademaj ka pasur mavijosje në krahun e majtë, është shkaktuar para ose gjatë vrasjes

    Insajderi
    06 October 2025 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka, është marrë në pyetje nga avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla, lidhur me një mavijosje që është konstatuar në krahun e majtë të së ndjerës, Liridona Ademajt.

    Uka ka thënë se dora nuk mund të përjashtohet si mjet që është përdorur për shkaktimin e mavijosjes. Sipas tij, sforcimi i pjesës së krahut të majtë që ka çuar drejt mavijosjes është identifikuar gjashtë herë në thellësi prej 1,5 cm.

    I pyetur nga avokati Syla nëse goditja ka qenë topitëse ose shtrënguese, Uka ka thënë se s’mund të përgjigjet për këtë.

    Pjesë nga dëshmia:

    Naim Uka: Proceset fiziologjike në organizimin e njeriut pushojnë së funksionuari. Me rastin e së ndjerës, në këtë kuptim nuk mund të zhvillohet hematomë ose rrjedh e gjakut pasi qarkullimi i gjakut është ndërprerë prandaj përngjyrimi i kuq bazuar në të gjitha literaturat e mjekësisë ligjore tregon qartë se gjakderdhja nënlëkurore apo hematoma nuk e kalon tri-orëshin para vrasjes.

    Leotrim Syla: Më herët u pergjegje se mjeti me të cilin është shkaktuar lëndimit hematoma i përgjigjet një mjeti që përjashton këndet e rregullta. Në rastin konkret, dora a është mjet tipik topitës pa kënde të rregullta?

    Naim Uka: Po, dora është një nga mjetet e cila nuk mund të përjashtohet si mjet përmes të cilit është shkaktuar ky demtim trupor.

    Leotrim Syla: Përderisa konsiderohet se kjo hematomë është shkaktuar nga mjeti topitës a mund të na sqaroni nëse kjo hematomë i përgjigjet më shumë shkaktimit të saj nga goditja topitëse apo shtrëngimi?

    Naim Uka: Jo nuk mund të pergjigjem, pasi që mekanzimi i veprimit të dy mjetëve është i njejtë.

    Leotrim Syla: Në lidhje me atë se a duhet shtrëngim apo forcë më e madhe gjegjësisht nga një i rritur apo mund të shkaktojë një hematomë të tillë një shtrëngim krejt i vogël, cila i përgjigjet më shumë kësaj hematoma.

    Naim Uka: Vetë përmasat e kësaj hematome të cilat janë evidentuar 6 herë 1,5 cm dëshmojnë se ka qenë dashur të përdoret një forcë fizike jo e lehtë që të shkaktohet kjo hematomë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark