Ekrem Hyseni zotohet: Bizneset në Podujevë do të trajtohen në mënyrë të barabartë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ekrem Hyseni zotohet: Bizneset në Podujevë do të trajtohen në mënyrë të barabartë

    Insajderi
    06 October 2025 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, ka vizituar kompaninë “Galanteria”, një biznes me traditë të gjatë në prodhim dhe dizajn.

    “Sot vizituam kompaninë ‘Galanteria’, e cila është e themeluar në vitin 1987, fillimisht me programin e dekoreve nga druri masiv, duke u zgjeruar edhe në programet tjera, si mobilie të zyrave, shkollave, hoteleve dhe elemente të ndryshme për interier”, ka shkruar Hyseni.

    Ai ka shtuar se “Galanteria”, e cila shquhet për stafin profesional, është e certifikuar me standardin për menaxhimin e cilësisë ISO 9001:2001 që nga viti 2009 dhe është riçertifikuar me ISO 9001:2015 në vitin 2023.

    “Në qeverisjen tonë, bizneset do të trajtohen në mënyrë të barabartë”, është zotuar kandidati i LDK-së, duke shtuar se sa më të zhvilluara dhe të fuqizuara të jenë bizneset, aq më shumë mundësi krijohen për punësim dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark