Policia del me njoftim pas vrasjes së gjyqtarit – U ekzekutua gjatë seancës gjyqësore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia del me njoftim pas vrasjes së gjyqtarit – U ekzekutua gjatë seancës gjyqësore

    Insajderi
    06 October 2025 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, u ekzekutua pasditen e të hënës në ambientet e gjykatës teksa po zhvillonte një seancë. Autori i ngjarjes, Elvis Shkëmbi, është arrestuar në vend nga policia.

    Kalaja ishte prej 12 vitesh gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

    Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, brenda ambienteve të gjykatës.

    Autori i dyshuar është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç. Sipas policisë, ky i fundit ka qëlluar në drejtim të gjykatësit dhe palës tjetër në proces, Rakip dhe Ervis Kurtajt, babë e bir, përkatësisht 65 dhe 45 vjeç.

    “Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit”, tha policia.

    Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë në gjykatë për të parë si është futur me armë autori, ndërsa po merren në pyetje edhe punonjësit e sigurisë të gjykatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark