Mrika Krasniqi Shala: Krijimi i Fondit Komunal për Garanci dhe Subvencionim të Interesit – mbështetje e drejtpërdrejtë për zhvillimin ekonomik lokal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Mrika Krasniqi Shala: Krijimi i Fondit Komunal për Garanci dhe Subvencionim të Interesit – mbështetje e drejtpërdrejtë për zhvillimin ekonomik lokal

    Insajderi
    06 October 2025 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës, Mrika Krasniqi Shala, ka bërë të ditur se së bashku me kryetarin në ardhje, Riad Rashiti, do të angazhohen për krijimin e Fondit Komunal për Garanci dhe Subvencionim të Interesit, si një prej projekteve më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të komunës.

    Sipas saj, ky fond do të ndihmojë në përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, në lehtësimin e qasjes në kredi, si dhe në subvencionimin e interesit për investime të reja.

    “Qëllimi ynë është të krijojmë kushte që të rinjtë, gratë dhe bizneset lokale të mos përballen me pengesa financiare. Komuna duhet të jetë partnere aktive në zhvillim, jo vetëm administratë që vëzhgon”, thekson Krasniqi Shala.

    Ajo shton se ky fond do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e punësimit, zhvillimin e inovacionit dhe forcimin e ekonomisë lokale, duke e bërë Gjilanin një model të qeverisjes zhvillimore.

    “Bashkë me Riad Rashitin, do të punojmë për një Gjilan që investon në njerëz, ide dhe zhvillim të qëndrueshëm,” përfundon Krasniqi Shala.

    PDK 191 #Gjilan #MrikaKrasniqiShalaNr6 #RiadRashiti #ZhvillimLokal #FondiKomunal


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark