Hyseni për të rinjtë nga Podujeva: Janë e sotmja dhe ardhmja jonë - bashkërisht do ta bëjmë ndryshmin e zhvillimin - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Hyseni për të rinjtë nga Podujeva: Janë e sotmja dhe ardhmja jonë – bashkërisht do ta bëjmë ndryshmin e zhvillimin

    Insajderi
    07 October 2025 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, ka zhvilluar mbrëmë një takim me të rinjtë e komunës.

    Hyseni ka deklaruar se të rinjtë janë e sotmja dhe e ardhmja e vendit, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e tyre të fuqishme.

    “Të rinjtë janë e sotmja dhe e ardhmja jonë! Me vullnet e përkushtim të plotë na dhanë përkrahje të fuqishme! Bashkërisht do ta bëjmë ndryshimin e zhvillimin!”, ka deklaruar Hyseni.

    Ai ka shtuar se LDK do të vazhdojë të jetë partia që u jep hapësirë dhe besim gjeneratave të reja në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Podujevën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark