Insajderi
Lajme

Goditet rrjeti i grupit që shpërndanin para të falsifikuara- Sekuestrohen 40 mijë euro

Insajderi
07 October 2025 - 10:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Goditet rrjeti i grupit që shpërndanin para të falsifikuara- Sekuestrohen 40 mijë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, nën dyshimet për përfshirje në veprën penale “Falsifikim i Parasë”, të martën më 07.10.2025.

Atyre iu janë sekuestruar 40 mijë euro të falsifikuara.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të martën janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim i Parasë’” – thuhet në komunikatën e përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.

Sipas komunikatës, hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore, kanë zhvilluar një aksion në Prishtinë, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale.

Në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë, policia ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin dy personat e dyshuar, S.T. dhe A.TH. “Pas kontrollit të ushtruar, janë gjetur dhe sekuestruar para të falsifikuara në valutën euro, në shumën totale prej 40,000.00 (katërdhjetë mijë), të cilat gjatë testimit fillestar kanë rezultuar se janë të falsifikuara” – theksohet në komunikatë.

Hetuesit kanë kryer kontrolle edhe në dy lokacione – në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të personave të dyshuar.

“Prokuroria Speciale e Kosovës, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale”- përfundon komunikata.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark