I zhdukur qe 2 ditë - Komuna e Malishevës del me apel për gjetjen e Halim Sopajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I zhdukur qe 2 ditë – Komuna e Malishevës del me apel për gjetjen e Halim Sopajt

    Insajderi
    07 October 2025 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Malishevës ka dalë me një apel për ndihmë për Halim Sopaj nga fshati Janshqit.

    Ai ka dalë nga shtëpia e tij në orët e mëngjesit të datës 05.10.2025 dhe nuk është kthyer.

    Postimi:

    Apel për ndihmë

    Halim Sopaj (1965) nga fshati Janqishtë, komuna e Malishevë, është dalë nga shtëpia në orët e mëngjesit të datës 05.10.2025 dhe nuk është kthyer. Luten te gjithë qytetarët, të cilët e kanë parë apo kanë ndonjë informacion, të lajmërojnë në numrat emergjent 112 ose 192.

    Lidhur me rastin janë të njoftuara organet përgjegjëse policore, ndërsa edhe komuna e Malishevës ka ndërmarrë të gjitha masat në kërkim të personit të humbur. Janë aktivizuar ekipet përgjegjëse komunale, ekipet e kërkim shpëtimit dhe Policia e Kosovës, me njësitë përgjegjëse. Aksionit të kërkimit i janë bashkuar edhe banorë të fshatit Janqishtë dhe ekipet tjera vullnetare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark