Zhduket një i moshuar në Klinë, policia publikon fotografinë- kërkon ndihmë për gjetjen e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduket një i moshuar në Klinë, policia publikon fotografinë- kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Insajderi
    07 October 2025 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria rajonale e policisë në Pejë ka publikuar fotografinë e 71-vjeçarit Ismet Millaku, i cili raportohet se është zhdukur.

    Millaku është nga fshati Ujmir i Klinës.

    Duke publikuar fotografinë dhe përshkrimin e pamjes së tij, policia po kërkon nga qytetarët të ndihmojnë në gjetjen e Millakut.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” thuhet në njoftim.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    192 dhe 080019999 (pa pagesë)
    039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
    E-mail adresa: [email protected]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark