“Jam i bukur dhe intelektual”- Mjeku kosovar përndiqte gazetaren prej më shumë se një vit, zbulohen mesazhet që i dërgonte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jam i bukur dhe intelektual”- Mjeku kosovar përndiqte gazetaren prej më shumë se një vit, zbulohen mesazhet që i dërgonte

    Insajderi
    07 October 2025 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetarja e Albana Bejko, e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ka rrëfyer për herë të parë historinë e saj me mjekun nga Kosova që e përndiqte intensivisht, Behar Kamberi.

    Ajo tha se përndjekja ka ndodhur prej më shumë se një viti, deri sa ajo iu drejtua institucioneve dhe e denoncoi, gjë që çoi më pas në arrestimin e tij.

    Për herë të parë ajo ka shfaqur edhe mesazhet që ai i dërgonte, duke i thënë se ‘ishte burri i saj i ëndrrave’ dhe se ‘e donte shumë’ dhe donte të martohej me të.

    Një moment i frikshëm ishte kur në ambientet ku unë punoj, personi u afrua më kërkoi që të uleshim për kafe, në atë moment reagimi ishte instiktiv, i trembur, i thash ‘të lutem mu hiq qafe’. Kaluan 4 djem në atë moment, dhe kjo e trembi pak. Periudha intensive e përndjekjes ka qenë qershor i vitit të shkuar deri para pak ditësh, dhe unë më pas telefonave policinë”, tha ajo.

    Përshëndetje Alban nga Behari. Unë jam burrë ideal për ty. Jam doktor intelektual, gentleman, i bukur dhe i sinqertë. Ne të dy gjithnjë kemi komunikuar dhe do të komunikojmë mirë dhe shëndetshëm. Kam gjendje të mirë financiare dhe shëtis botën.

    Këto janë tiparet që përmbush kështu që mos hezito më. Por eja martohemi dhe jetojmë së bashku në një banesë këtu në Prishtinë por edhe në Tiranë. Ku ti përsëris krejt gjërat ke me i pas dhe me i cu në vend, asgjë ska për të munguar.

    Ti do vazhdosh të punosh si tani. Albanë më merr në konsideratë kur unë jam mashkull idealë që të bëj propozim për martesë. Pres reflektim nga ti.”, ishte nga mesazhet që ai i dërgonte gazetares.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark