Arian Tahiri: Do të jem pranë qytetarëve, në çdo lagje dhe në çdo fshat të Mitrovicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Arian Tahiri: Do të jem pranë qytetarëve, në çdo lagje dhe në çdo fshat të Mitrovicës

    Insajderi
    08 October 2025 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK’së, Arian Tahiri, ka zhvilluar vizita të shumta në disa lagje dhe fshatra të komunës, ku është pritur me mikpritje nga qytetarët.

    Ai ka takuar familjet Prekazi në Vaganicë, Seferi në Koshtovë, Istrefi në Bair dhe Fejza në Zabërxhë, me të cilët ka zhvilluar biseda për nevojat dhe pritshmëritë e tyre.

    Tahiri theksoi se synimi i tij nuk është të udhëheqë nga zyra, por të jetë përherë pranë qytetarëve.

    Unë nuk dua të udhëheq nga zyra, por përkrah qytetarëve. Do të jem aty ku është qytetari, në çdo lagje, në çdo shtëpi dhe në çdo fshat të Mitrovicës”, deklaroi ai.

    Ai shtoi se përkushtimi dhe prania në terren janë thelbi i qeverisjes që ai synon të sjellë në Mitrovicë.


      OP-ED
      Nga Rubrika
      x

      © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

      Impressum

      Kontakt

      Trademark