Edona James tallet me pamjen e Brikenës duke aluduar se mund të jetë trans - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Edona James tallet me pamjen e Brikenës duke aluduar se mund të jetë trans

    Insajderi
    08 October 2025 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edona James ka reaguar së fundmi për Miss Grand Kosovo, Brikena Selmanin, e cila është bërë virale në mbarë botën pas paraqitjeve të saj në konkursin ndërkombëtar të bukurisë.

    Në një video të postuar në rrjetet sociale, Edona ka komentuar me humor, por edhe me një dozë ironie, vëmendjen që Brikena ka marrë. Ajo është shprehur se diskutimet nuk po bëhen për pamjen apo elegancën e saj, por për një arsye krejt tjetër – dyshimet e ngritura në rrjete se a është apo jo e lindur femër.

    “Po dashka me apliku edhe unë në Miss Grand Kosovo”, ka thënë Edona me të qeshur, duke e kthyer reagimin e saj në një moment viral.

    Deklarata e Edonës është shpërndarë gjerësisht dhe ka ndezur debate të reja në komente. Një pjesë e ndjekësve e kanë marrë fjalinë e saj si shaka tipike të saj, ndërsa të tjerë e kanë parë si një thumb ndaj organizatës apo mënyrës si po përzgjidhen përfaqësueset e Kosovës në garat ndërkombëtare.

    Ndërkohë, Brikena Selmani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes botërore, me videoklipe dhe foto që qarkullojnë në mediat ndërkombëtare, duke e bërë një nga emrat më të përfolur të momentit nga skena e bukurisë shqiptare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark