Ruzhdi Shehu: Do të investojmë gjysmë milion euro për shtrirjen e rrjetit të energjisë për në bjeshkë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ruzhdi Shehu: Do të investojmë gjysmë milion euro për shtrirjen e rrjetit të energjisë për në bjeshkë

    Insajderi
    08 October 2025 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, që po synon edhe një mandat, ka premtuar se do të investojë gjysmë milioni euro për shtrirjen e rrjetit të energjisë elektrike për në bjeshkë dhe mbi 200 mijë euro për të kompletuar ndriçimin SMART në të gjitha lagjet e mbetura të Junikut.

    Shehu ka thënë se kështu po krijohen parakushtet për zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi përmes bjeshkëve të Gjeravicës.

    “Rrugën e bjeshkës e përfunduam. Po ashtu edhe Master-Plani për bjeshkët është përfunduar. Tani me radhë do të investojmë rreth gjysmë milion euro për shtrirjen e rrjetit të energjisë elektrike për në bjeshkë. Në këtë mënyrë po krijohen parakushtet për zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi përmes bjeshkëve të Gjeravicës. Kur jemi te elektrifikimi, në mandatin e parë kemi vendosur ndriçimin SMART për herë të parë në Junik. Ndërsa në mandatin e dytë do të investojmë edhe mbi 200,000.00 euro të tjera për të kompletuar ndriçimin SMART në të gjitha lagjet e mbetura të Junikut”, ka shkruar Shehu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark