Zëvendësi i Ardian Gjinit përplaset fizikisht me një anëtare të Komisionit Komunal Zgjedhor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësi i Ardian Gjinit përplaset fizikisht me një anëtare të Komisionit Komunal Zgjedhor

    Insajderi
    08 October 2025 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident fizik ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të objektit të Komunës së Gjakovës, ku janë përfshirë nënkryetari i komunës, Flamur Fetahaj, dhe përfaqësuesi i PDK-së në Komisionin Komunal Zgjedhor (KKZ), Berat Hadri.

    Sipas informacioneve të Gazetës Sinjali, përleshja ka ndodhur rreth orës 15:40 në ambientet e jashtme të komunës. Fillimisht është zhvilluar një debat verbal ndërmjet dy zyrtarëve, i cili më pas ka degjeneruar në goditje fizike.

    Burimet bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur në prani të disa personave të tjerë që ndodheshin në ndërtesë në atë moment.

    Ende nuk dihen shkaqet e plota që kanë çuar në përplasjen mes Fetahajt dhe Hadrit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark