Marrëveshja Hamas-Izrael, Begaj: Trump, përkushtim në arritjen e procesit historik për paqen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshja Hamas-Izrael, Begaj: Trump, përkushtim në arritjen e procesit historik për paqen

    Insajderi
    09 October 2025 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti sot marrëveshjen Izrael-Hamas të shpallur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

    Begaj e vlerësoi këtë arritje, që është faza e parë e planit të presidentit Trump për paqen, si një “hap të rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve”, shkruan ATSH-ja.

    “Vlerësoj rolin e presidentit Donald J. Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen. Besoj se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme”, tha Begaj.

    Izraeli dhe organizata militante palestineze “Hamas” arritën një marrëveshje mbi fazën e parë të një plani paqeje për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark