Alban Hyseni: Më 12 tetor fitojmë me të parën – pa balotazh! - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Alban Hyseni: Më 12 tetor fitojmë me të parën – pa balotazh!

    Insajderi
    09 October 2025 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka deklaruar me bindje të plotë se fitorja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të jetë e sigurt dhe pa balotazh.

    Përmes një postimi në Facebook pas një tubimi elektoral, Hyseni ka potencuar mbështetjen masive që, sipas tij, qytetarët e Gjilanit i dhanë Vetëvendosjes.

    “Gjilani e konfirmoi fuqishëm fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sonte njëzëri e konfirmuam dhe e shprehëm bindshëm se më 12 tetor shënojmë fitoren e jashtëzakonshme me të parën dhe pa balotazh,” shkroi ai.

    Hyseni shtoi se në tubimin madhështor, i cili sipas tij “vulosi drejtimin për një Gjilan më të zhvilluar dhe më të bashkuar”, mori pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti, duke e konsideruar praninë e tij si dëshmi të angazhimit të Vetëvendosjes për komunën e Gjilanit.

    “Sot e themi qartë: Nuk ka më kthim prapa! Gjilani ecën përpara – me dashuri, me punë, me vizion!”, shkroi Hyseni, i cili garon për një mandat të dytë në krye të komunës.

    Zgjedhjet lokale do të mbahen këtë të diel, më 12 tetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark