
Kandidati për Asamble në Komunën e Skenderajt nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Seferi (nr. 25), ka reaguar ashpër ndaj gjendjes së lumit në qytet, duke e quajtur atë një simbol të neglizhencës komunale.
Sipas tij gjendja është emergjente.
“Në çdo qytet normal kjo do të quhej gjendje emergjente. Me këtë gjendje, po të kishte ligj, komuna duhej mbyllur sot,” ka shkruar Seferi.
Seferi premtoi se do të angazhohet që ky lum të pastrohet.
“Me ne nga Vetëvendosje, lumi është jetë. Do të pastrohet, ndriçohet dhe gjelbërohet — siç e meriton qytetari ynë dhe natyra jonë”, ka shkruar ai.
Në fund të reagimit, ai shton:
“Shyqyr që dëshmorët nuk e shohin këtë gjendje. Mos u fshihni pas tri shkronjave, se kurrë s’keni qenë, as kurrë s’keni me qenë.”