Gresa Lahu - qytetarëve: Më kontaktoni lirshëm sot dhe pas zgjedhjeve për çdo çështje që lidhet me komunën e Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Gresa Lahu – qytetarëve: Më kontaktoni lirshëm sot dhe pas zgjedhjeve për çdo çështje që lidhet me komunën e Prishtinës

    Insajderi
    11 October 2025 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gresa Lahu, e cila u bë asambleistja më e re në Kryeqytet në moshën 22-vjeçare, kandidon sërish para qytetarëve për mandatin e dytë nga radhët e PDK-së, në ekipin e Uran Ismailit.

    Ajo sot ka publikuar një video në “Facebook” ku ka shkruar se edhe pas zgjedhjeve do të jetë e e angazhuar që t’i mbrojë interesat e qytetarëve në Kuvendin Komunal.

    “Unë jam Gresa Lahu. Më kontaktoni lirshëm sot dhe pas zgjedhjeve për çdo çështje që lidhet me komunën e Prishtinës. Do të jem mbrojtësja e interesit tuaj në Kuvendin Komunal. Për kontakt direkt me mua, më kontaktoni në WhatsApp. Voto PDK Voto numër 27 Vota juaj është fuqia për ndryshim në Prishtinë!”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark