Xhafer Tahiri: Mbyllëm fushatën me tubimin më të madh të grave në historinë e Vushtrrisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Xhafer Tahiri: Mbyllëm fushatën me tubimin më të madh të grave në historinë e Vushtrrisë

    Insajderi
    11 October 2025 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një tubim që ai e ka cilësuar si më i madhi i grave në historinë elektorale të qytetit.

    Tahiri tha se pas zgjedhjeve të 12 tetorit, me programin e LDK-së për gratë, familjen dhe mirëqenien, Vushtrria do të njohë një ndryshim të thellë dhe të qëndrueshëm.

    “Mbyllëm fushatën tonë me tubimin më të madh të grave në historinë elektorale të Vushtrrisë, e pas 12 Tetorit me programin tonë për gratë, familjen e mirëqenien do të ndryshoj përgjithmonë Vushtrria. LDK është krenare që më 12 Tetor në Vushtrri do të nis ndryshim historik ku do të ndajmë 500,000,00 për Fondin për mbështetjen e gruas vushtrriase. Bashkë do të ndryshojmë Vushtrrinë”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark