
Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati për Asamble Komunale nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Sopa, ka shpërndarë një mesazh falënderues dhe mobilizues për qytetarët e Lipjanit.
Përmes një statusi në Facebook, Sopa ka reflektuar mbi rrugëtimin e tij në këtë fushatë, duke e cilësuar si një periudhë të mbushur me takime, bashkëbisedime dhe përkrahje të madhe nga qytetarët.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë të komunës së Lipjanit,
sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore!
Pas një rruge të gjatë, me shumë takime, bashkëbisedime e mbështetje të madhe, po e përmbyllim këtë fushatë me plot besim në fitoren tonë.
Ju ftojmë që nesër të dalim të gjithë në votim dhe ta vulosim fitoren tonë të madhe!
Në listën fituese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me kryetarin z. Imri Ahmeti, numri im është 7.
LDK – IMRI AHMETI 113