
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur besimin e plotë në një fitore të qartë dhe pa balotazh.
Këtë mesazh e ka dhënë nga fshati Livoç i Ulët.
Hyseni theksoi se mbështetja për Vetëvendosjen është më e fuqishme se kurrë dhe se qytetarët po e konfirmojnë çdo ditë vullnetin për të vazhduar qeverisjen me ndershmëri dhe përkushtim.
Ky është postimi i tij i plotë:
Livoçi i Ulët e konfirmoi fitoren me të parën!
Entuziazmi dhe mbështetja e jashtëzakonshme për Lëvizjen VETËVENDOSJE! po jehon në çdo cep të Gjilanit, ashtu siç e dëshmuam sonte në këtë fshat.
E diela do të jetë festë për Gjilanin, që me zemër do ta vazhdojmë qeverisjen e ndershme.
Pa balotazh! 105!