Dardan Berisha përmbyll fushatën në Suharekë: Fjala tani është te qytetari-më 12 tetor voto për ndryshim të vërtetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Berisha përmbyll fushatën në Suharekë: Fjala tani është te qytetari-më 12 tetor voto për ndryshim të vërtetë

    Insajderi
    11 October 2025 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Suharekës, Dardan Berisha, ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një mesazh falënderues dhe mobilizues për qytetarët, duke shprehur besim të plotë në mbështetjen që, siç thotë ai, është ndjerë fuqishëm gjatë gjithë javëve të fushatës.

    Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka reflektuar mbi rrugëtimin zgjedhor, duke theksuar takimet me qytetarë në çdo fshat dhe lagje të komunës, si dhe përkushtimin për të dëgjuar dhe përfaqësuar zërin e tyre në mënyrë të denjë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Po e mbyllim këtë fushat me krenari e besim!

    Gjatë këtyre ditëve, takuam njerëz të mrekullueshëm, dëgjuam zërin e çdo fshati e lagjeje, dhe ndamë vizionin tonë për një Suharekë që ecën përpara.

    Faleminderit për përkrahjen, për energjinë dhe për besimin tuaj!

    Tani fjala është tek ju, më 12 tetor voto për zhvillim, përgjegjësi dhe ndryshim të vërtetë!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark