VV në Prishtinë dhe PDK në Mitrovicë ankohen për ndryshimin e qendrave të votimit të qytetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV në Prishtinë dhe PDK në Mitrovicë ankohen për ndryshimin e qendrave të votimit të qytetarëve

    Insajderi
    12 October 2025 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e zgjedhjeve lokale, Vetëvendosja në Prishtinë dhe PDK në Mitrovicë kanë ngritur shqetësime për ndryshimin e vendvotimeve të qytetarëve.

    Arben Vitia, përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se ka marrë raportime për qytetarë që iu është ndryshuar qendra e votimit pa qenë në dijeni.

    Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të verifikojnë vendin e tyre të votimit përmes linkut zyrtar të KQZ-së, para se të dalin për të votuar.

    “Të dashur qytetarë, nga raportimet që po marrim, ka qytetarë që iu është ndryshuar vendi i votimit dhe nuk janë në dijeni. Ju lutem që para se të shkoni për të votuar, ta shihni vendin tuaj të votimit në këtë link… Dilni të votoni, në këtë ditë me rëndësi për qytetin tonë. Shumë suksese e ditë të mbarë!”, ka shkruar Vitia.

    Ndërkohë, në Mitrovicë, Hylmi Veseli, djali i vëllait të Kadri Veseli, ka pretenduar se “dikush qëllimisht po ua ndryshon vendvotimin votuesve të PDK-së”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark