Insajderi
Lajme

Cakolli: KQZ do të duhej që deri në orën 22 të ketë rreth 70 % të rezultateve të komunave

Insajderi
12 October 2025 - 18:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Cakolli: KQZ do të duhej që deri në orën 22 të ketë rreth 70 % të rezultateve të komunave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Eugen Cakolli nga DNV, në T7 ka folur për zgjedhjet e sotme që po mbahen në komuna.

Ai ka thënë se deri më tash procesi ka qenë i qetë.

‘‘Përgjithësisht ka qenë një ditë e qet, tregon një nivel relativisht të lartë të një kulture të mirëfilltë politike. Unë besoj që në radhë të parë që një pjesëmarrje e tillë, do ta tejkaljmoë shifrën prej 40/42 % të pjesëmarrjes së votueseve’’, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se do të duhej që KQZ-ja, deri në orën 22 të ketë rezultatet për mbi 70 për qind të komunave në nivel vendi.

‘‘Shpresoj që ta bëjë KQZ, sepse DNV s’do të dalë me rezultate sonte. Por unë besoj që përvoja nga dështimi i fundit, besoj që kësaj here nuk do të kemi rezultate gabim. Procesi është dukshëm më i thjeshtë, dhe kryesisht interesi i publikut është vetëm tek votat për kryetar. Unë pres që reztultatet sidomos për kryetar të komunave, të fillojnë të dalin maksimalisht gjysmë ore pas mbylljes së procesit të votimit. Besoj që KQZ-ja më se largu deri në ora 22 do të duhej të kishte trendët, ose edhe rezultatet për mbi 70/80 % të komunave në nivel vendi’’, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark