Insajderi
Lajme

Kurti jep arsyen e parë pse Çeku nuk e fitoi Prishtinën që në raundin e parë

Insajderi
13 October 2025 - 10:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti jep arsyen e parë pse Çeku nuk e fitoi Prishtinën që në raundin e parë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në kryeqytet, ku kandidati i VV-së, Hajrulla Çeku, shkoi në balotazh me Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kurti ka dhënë një arsye fillestare që, sipas tij, mund ta ketë “penalizuar” Çekun në garën për Prishtinën.

“Ajo që mund të ketë ndikuar është fakti që me partnerët tanë, partitë Guxo dhe Alternativa për kryeqytetin, kemi garuar ndaras, dhe ka mundësi që ky garim ndaras të ketë pasur një çmim të caktuar. Kjo është një përshtypje fillestare e imja, e cila nuk duhet të merret si konkluzion i analizave që do të bëhen sot e nesër nga Lëvizja Vetëvendosje.”, tha Kurti para gazetarëve, përcjell Insajderi.

Vetëvendosje ka shkuar në të paktën 12 komuna në balotazh, ndërkohë që ka fituar në 3 komuna që në raundin e parë. /Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark