Lulzim Hetemi, i cili ishte kryetari i Komunës së Leposaviqit për më shumë se dy vite, ka marrë një numër të ulët të votave në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Nga 32 për qind e votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lulzim Hetemi i LVV’së ka marrë 34 vota apo 1 për qind, shkruan Insajderi.
Megjithatë, më shumë vota se ai ka marrë Shaqir Hetemi i PDK’së, duke grumbulluar 58 vota apo 1,71 për qind.

Hetemi dje ka thënë se në mesin e partive shqiptare në Leposaviq, fituese është shpallur PDK’ja.
Hetemi ka thënë se tri fshatrat e banuara nga shqiptarët në Leposaviq, Bistrica, Koshtova dhe Ceraja zgjodhën PDK’në për parti fituese shqiptare.
“Faleminderit shumë për besimin të gjithë banoreve të tri fshatrave shqiptare Bistricë, Koshtove,Ceraje që shprehen gatishmerin për ndryshim duke e zgjedhur PDK-në si partin fituese shqiptare në Leposaviq 191”, deklaroi ai. /Insajderi.org/