Insajderi
Lajme

Si mori as 200 vota – Xhemajl Hasani jep dorëheqje nga Nisma në Podujevë

Insajderi
13 October 2025 - 14:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Si mori as 200 vota – Xhemajl Hasani jep dorëheqje nga Nisma në Podujevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Xhemajl Hasani, kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Podujevë, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga të gjitha pozitat dhe funksionet brenda partisë.

Arsyeja kryesore, sipas Hasanit, është rezultati zgjedhor që nuk arriti pritshmëritë e tij dhe të partisë. Ai ka theksuar se ka dhënë maksimumin në shërbim të Nismës dhe qytetarëve, por përkushtimi i tij nuk është vlerësuar sa duhet nga votuesit.

“Dua të hap rrugë për përforcimin dhe rigjallërimin e strukturave të Nismës, duke liruar pozitën e kryetarit të degës,” ka thënë Hasani.

Ai gjithashtu ka falënderuar strukturat e partisë dhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, për mbështetjen dhe udhëheqjen, duke u uruar suksese të mëtejshme kolegëve në përpjekjet për zhvillimin e vendit.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Xhemajl Hasani u rendit i pesti në garën për kryetar të Podujevës, duke siguruar vetëm 192 vota.

Pozita e kryetarit të komunës u fitua nga Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark