Insajderi
Lajme

Mendim Rugova tregon trendin dhjetëditor të motit: Të enjten pritet të ketë më shumë diell, në fundjavë shi

Insajderi
13 October 2025 - 17:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mendim Rugova tregon trendin dhjetëditor të motit: Të enjten pritet të ketë më shumë diell, në fundjavë shi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Meteorologu Mendim Rugova prezantoi sottrendin dhjetëditor të motit të pritet të mbajë në vend.

Tha se “gjatë ditëve të ardhshme, mbeten vranësira dhe intervale me diell”.

“Sa do të ketë vranësira, sa intervale me diell ose kthjellime gjatë orëve të natës”.

Mendim Rugova tha se “temperaturat po mbeten diku 14°C deri në 16°C” dhe se “nuk ka ndonjë lëvizje të madhe”.

“Deri në 6°C-7°C janë minimalet, që pak a shumë po ecin rreth vlerave normale”.

Ditën e enjtë, ai paralajmëroi se “po pritet të ketë më shumë intervale me diell”.

“E mandej prej ditës së premte e duke shkuar kah vikendi, ka gjasa të ketë më shumë të reshura dhe më shpesh ndoshta”, tha ai ne Gjesi.

Prej të hanës, ai tha se pritet “ende mot i ndryshueshëm”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark