Insajderi
Insporti

Klinsman Cake: Po jetoj një ëndërr, ftoj tifozët shqiptarë të festojnë me ne

Insajderi
13 October 2025 - 19:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klinsman Cake: Po jetoj një ëndërr, ftoj tifozët shqiptarë të festojnë me ne
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në prag të ndeshjes miqësore mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Jordanisë, në konferencë për shtyp dolën trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Klinsman Cake.

Cake, i cili është ftuar për herë të parë në Kombëtaren shqiptare, ka thënë se kjo është një ndjesi e veçantë për të, duke bërë një thirrje emocionuese për tifozët shqiptarë.

“Po jetoj një ëndërr, Kombëtarja të jep ndjesi të papërshkrueshme. Jemi gati në çdo moment për Kombëtaren, askush nuk të premton se do të luash. Nesër i ftoj të gjithë tifozët të vijnë të festojnë me ne pas asaj fitoreje të madhe në Serbi”, tha Cake në konferencë për shtyp.

Ndeshja Shqipëri – Jordani do të luhet në “Air Albania” më 14 tetor, duke nisur nga ora 19:00.

Kujtojmë se, Kombëtarja shqiptare arriti një fitore të madhe ndaj Serbisë në udhëtim, duke triumfuar 1-0 me golin e Rey Manajt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark