Insajderi
Lajme

Marrëveshja për Gazën, Osmani: Falë udhëheqjes së Trump, momenti i shumëpritur i paqes u bë realitet

Insajderi
13 October 2025 - 21:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Marrëveshja për Gazën, Osmani: Falë udhëheqjes së Trump, momenti i shumëpritur i paqes u bë realitet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me nënshkrimin e Planit të Paqes për Gazën, duke e cilësuar atë si fillimin e një kapitulli të ri për paqen në Lindjen e Mesme.

“Sot shënohet fillimi i një agimi të ri dhe një kapitulli të rëndësishëm për paqen në Lindjen e Mesme me nënshkrimin e Planit të Paqes për Gazën,” shkroi Osmani në rrjetet sociale.

Ajo vlerësoi udhëheqjen vendimtare të Presidentit Donald Trump dhe përkushtimin e liderëve që punuan për arritjen e kësaj marrëveshjeje.“Kjo marrëveshje ofron një rrugë për t’i dhënë fund viteve të vuajtjes dhe pasigurisë, duke u dhënë mundësi familjeve të panumërta të jetojnë në siguri, dinjitet dhe liri,” theksoi Osmani, duke u bërë thirrje të gjitha palëve ta zbatojnë plotësisht planin e paqes të presidentit amerikan.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark