Insajderi
Lajme

14 kushërinj të familjes Peci garuan me VV, vetëm 3 morën më shumë se 10 vota

Insajderi
15 October 2025 - 14:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
14 kushërinj të familjes Peci garuan me VV, vetëm 3 morën më shumë se 10 vota
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në garën për Asamblenë në Zveçan, Vetëvendosje ia kishte mësyer me 15 kandidatë, 14 prej tyre nga familja Peci dhe 1 kandidat, Kelmend.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale renditën VV-në të katërtën në këtë komunë, ndërsa kandidati që mori më së shumti vota ishte bartësi i listës, Fetah Peci, i cili u votua 92 herë.

Prej 14 kushërinjve të Pecit që garuan, përveç Fetahut, vetëm dy të tjerë arritën të merrnin mbi 10 vota: Bastri Peci me 15 vota dhe Xhevdet Peci me 12 vota.

Në listën e familjes Peci ishin edhe dy kandidate që nuk morën asnjë votë, bazuar në të dhënat e KQZ-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark