Insajderi
Sport

Renditja e FIFA-s: Kosova i vazhdon rekordet, ngritet edhe Shqipëria

Insajderi
16 October 2025 - 14:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Renditja e FIFA-s: Kosova i vazhdon rekordet, ngritet edhe Shqipëria
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy fitoret në muajin tetor, kundër Serbisë dhe Jordanisë, pritet të ketë një efekt pozitiv në renditjen e FIFA-s.

Këto ishin dy rival me koeficient të lartë, jashtëzakonisht të rëndësishme për kuqezinjtë, për këtë arsye Sylvinho dhe stafi i tij e vlerësuan maksimalisht edhe miqësoren ndaj Jordanisë, pasi pikët e marra dhe renditja e FIFA-s do të jenë përcaktuese në ndarjen e vazove për shortin e “play-off” në kualifikueset e Botërorit.

Sipas përllogaritjeve, Shqipëria pritet të fitojë 4 pozicione në renditjen e radhës të FIFA-s, me kuqezinjtë që do të pozicionohen ne vendin e 62-të.

Me këtë renditje, Shqipëria përforcon pozicionin e sajë në vazon e tretë të “play-off”.

Jo vetëm Shqipëria, edhe Kosova pritet të ketë një rritje të ndjeshme në renditjen mujore të FIFA-s.

“Dardanët” morën 4 pikë në 2 takimet e fundit, kundër Sllovenisë dhe Suedisë, shkruan Balkanweb.

Ekipi i drejtuar nga Franco Foda pritet të fitojë 7-të pozicione duke renditur në vendin e 84-ët, një tjetër rekord i ri ky për përfaqësuesen e Kosovës, e cila ashtu si Shqipëria ka shanse të mëdha për të siguruar një biletë në për fazën “play-off” në kualifikueset e Botërorit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark