Insajderi
Lajme

“Një person i lënduar” Policia jep detaje për aksidentin mes dy kamionëve në autostradën Prishtinë-Prizren

Insajderi
17 October 2025 - 09:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Një person i lënduar” Policia jep detaje për aksidentin mes dy kamionëve në autostradën Prishtinë-Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:05 në autostradën Prishtinë–Prizren, më saktë në fshatin Novak.

Sipas pamjeve që janë përcjell në redaksinë e Insajderit, në aksident janë përfshirë dy kamionë, ku njëri prej tyre shihet se ka dalë nga rruga.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Insajderin se si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark