Insajderi
Botë

Shpërthim i fuqishëm në një pallat në Rumani – humbin jetën 3 persona dhe plagosen 13 të tjerë

Insajderi
17 October 2025 - 16:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpërthim i fuqishëm në një pallat në Rumani – humbin jetën 3 persona dhe plagosen 13 të tjerë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur paraditen e sotme kryeqytetin rumun, Bukuresht.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një ndërtesë tetëkatëshe, ku si pasojë e shpërthimit janë shkatërruar dy pallate, kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur të paktën 13 të tjerë.

Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka ndodhur në katin e pestë dhe të gjashtë të godinës. Autoritetet njoftojnë se shkaku i ngjarjes tragjike nuk është përcaktuar ende, ndërsa furnizimi me gaz në zonë është ndërprerë si masë sigurie.

Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë bëri të ditur se viktimat janë raportuar me politraumë dhe djegie të rënda. Një prej tyre u gjet pa shenja jete nën një pllakë betoni në katin e gjashtë, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalet e kryeqytetit.

Të gjithë banorët janë evakuuar menjëherë nga ndërtesa, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për persona që mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark