Insajderi
Insajderi Video

“Erën që e kom pas në hundë s’e ka mbulu asnjë parfum” -Deha Emiri akuzon klinikën Sante Plus për dështimin e operacionit të hundës

Insajderi
19 October 2025 - 15:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Erën që e kom pas në hundë s’e ka mbulu asnjë parfum” -Deha Emiri akuzon klinikën Sante Plus për dështimin e operacionit të hundës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në nëntor të vitit të kaluar, Deha Emiri udhëtoi drejt Prishtinës, pa e ditur se kjo rrugë do t’i sillte shumë probleme. Ajo kreu konsultat për operimin e hundës në spitalin Sante Plus në Prishtinë, dhe brenda 24 orëve mjekët e udhëzuan të shkonte në Shkup për të kryer ndërhyrjen.

Vështirësitë filluan sapo mbërriti në degën e spitalit Sante Plus në Shkup. Deha përjetoi shumë dhimbje gjatë marrjes së gjakut për analiza, pasi mjekët kishin vështirësi në gjetjen e venave. Pavarësisht sfidave, ajo iu nënshtrua operacionit, edhe pse kërkoi me insistim që të mos i thyhej ashti i hundës kërkesë e cila nuk u respektua. Operacioni u krye nga doktoresha Gabriela Kopacheva Barsova.

Pas rikuperimit, Deha përjetoi momente të vështira. Sipas saj, operacioni nuk rezultoi i suksesshëm dhe pas tij u ndesh me probleme të shumta.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar degën e spitalit në Prishtinë dhe atë në Shkup, si dhe doktoreshën në fjalë, por deri në publikimin e këtij materiali nuk ka marrë asnjë përgjigje lidhur me rastin.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark