Insajderi
Botë

Izraeli thotë se ka nisur një seri sulmesh në Gaza – konfirmon se ka ndaluar furnizimin me ndihma

Insajderi
19 October 2025 - 19:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Izraeli thotë se ka nisur një seri sulmesh në Gaza – konfirmon se ka ndaluar furnizimin me ndihma
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Izraeli thotë se ka filluar një ‘seri sulmesh kundër Hamasit, në përgjigje të shkeljes së armëpushimit’.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë lëshuar një deklaratë, duke njoftuar se po kryejnë sulme shtesë ajrore në Gaza.

“Në përgjigje të shkeljes flagrante të marrëveshjes së armëpushimit më herët sot (e diel), IDF ka filluar një seri sulmesh kundër objektivave terroriste të Hamasit në Rripin jugor të Gazës”, thuhet në deklaratë.

Ushtria izraelite kreu sulme ajrore më herët në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pasi trupat e saj u qëlluan në një zonë pas vijës zyrtare të tërheqjes.

Hamasi tha se nuk ishte në dijeni të përleshjeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark