Insajderi
Botë

Njoftimi për punë në rrjetet sociale kthehet në makth për 44-vjeçaren në Itali, ‘pronari’ e merr 1 muaj peng në shtëpi dhe e abuzon seksualisht

Insajderi
21 October 2025 - 18:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Njoftimi për punë në rrjetet sociale kthehet në makth për 44-vjeçaren në Itali, ‘pronari’ e merr 1 muaj peng në shtëpi dhe e abuzon seksualisht
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Katania të Italisë, ku një 44-vjeçare është shpëtuar nga policia, një muaj pas mbahej peng në një banesë.

Sipas mediave italiane, një 60-vjeçar italian kishte nxjerrë një njoftim në rrjetet sociale, ku shkruante se po kërkonte një grua që të kujdesej për shtëpinë.

44-vjeçarja me origjinë nga Rumania, në kërkim të një pune, ka kontaktuar me 60-vjeçarin dhe pasi janë takuar ka rënë dakord që të punonte në shtëpinë e tij.

Por njoftimi ishte një kurth, pasi burri e ka mbajtur atë për një muaj ‘të burgosur’ në shtëpi, dhe e ka abuzuar seksualisht.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark