Behgjet Pacolli ka shkruajtur edhe një herë për çështjen e Aeroportit të Vlorës, pasi emri i tij u përmend nga mediat shqiptare për një hetim të mundshëm për mashtrim.
Pacolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ përmendi emrin e Kalliqit, të cilin e citon duke thënë se qeveria në Shqipëri do të shpenzojë qindra miliona euro për projektin e Aeroportit të Vlorës. Ai e ka mohuar një gjë të tillë, shkruan Insajderi.
“Kjo është plotësisht e pavërtetë. As Qeveria Shqiptare, e as ndonjë qytetar shqiptar, nuk ka paguar dhe nuk do të paguajë asnjë qindarkë për ndërtimin e këtij aeroporti”, deklaroi Pacolli.
“Ndërtimi i aeroportit financohet tërësisht nga koncesionari. Kontrata e koncesionit parashikon vetëm një garanci minimale të pasagjerëve, një praktikë e zakonshme në marrëveshje të tilla ndërkombëtare. Ky minimum arrihet pa asnjë vështirësi, andaj, çdo spekulim mbi barrë financiare për shtetin është tendencioz dhe keqdashës”, ka thënë ndër të tjera ai. /Insajderi.org/