Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Konchi, në distriktin Gaya të Indisë, ku një ish-veteran i Forcave Ajrore indiane, Mohan Lal, ka inskenuar vdekjen dhe funeralin e tij për të testuar dashurinë dhe respektin që njerëzit ndjenin ndaj tij.
74-vjeçari organizoi një ceremoni të plotë tradicionale, duke përfshirë edhe një arkivol të vërtetë, kurora lulesh dhe një procesion funeral drejt krematoriumit. I mbuluar me një çarçaf të bardhë, Mohan Lal qëndroi i shtrirë në arkivol, ndërsa qindra banorë të zonës, miq dhe të afërm morën pjesë, të bindur se ai kishte ndërruar jetë.
Në fund të procesionit, Mohan Lal u ngrit papritur, duke i lënë të gjithë të habitur. Ai u tha të pranishmëve:
“Pas vdekjes, njerëzit mbajnë arkivolin e njeriut, por unë doja ta shihja vetë se sa dashuri dhe respekt më japin njerëzit.”
Pas këtij “ringjalljeje” simbolike, një kukull u dogj në krematorium për të përfunduar ceremoninë, e cila më pas u shoqërua me një festë për gjithë banorët e fshatit.
Mohan Lal është i njohur në komunitet për kontributin e tij shoqëror, përfshirë ndërtimin e një krematoriumi të pajisur mirë në fshat, për të lehtësuar procedurat e varrimit gjatë stinëve të shirave.
