Insajderi
Lajme

“Kemi gabuar në vendosje të çmimit, shumë i ulët”- Asgjësimi i materialit zgjedhor, vakia interesante e kompanisë që u vendos listë të zezë nga KQZ’ja

Insajderi
22 October 2025 - 14:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kemi gabuar në vendosje të çmimit, shumë i ulët”-  Asgjësimi i materialit zgjedhor, vakia interesante e kompanisë që u vendos listë të zezë nga KQZ’ja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania “XHITI” Sh.P.K kishte marrë pjesë në aktivitetin e prokurimit për asgjësimin e materialit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kishte ofruar një shumë të ulët. Kjo firmë ka thënë se shuma që kanë propozuar është shumë e ulët për të punuar, si dhe s’ka dërguar dokumentet e kërkuara nga KQZ’ja. Për këtë, është diskualifikuar për tre muaj që të marrë pjesë në tenderë.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka marrë vendim që ta diskualifikojë për tre muaj kompaninë “Xhiti” SH.P.K, e cila ishte pjesëmarrëse në tenderin për asgjësimin e materialit zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, raporton Gazeta Insajderi.

OSHP’ja në vendimin e tyre bën të ditur se kanë marrë përgjigje nga kompania në fjalë se kishin ofruar shumë të ulët për të punuar.

“OE “XHITI” Sh.p.k, nuk i është përgjigjur kërkesës se autoritetit kontraktues për dorëzimin e dëshmive te parapara ne nenin 65 te LPP-se dhe i njëjti përmes një deklarate te dorëzuar përmes emal-it, ka deklaruar se kemi gabuar ne vendosjen e çmimit dhe se çmimi i dhëne nga ne është shume i ulet për te punuar, pra sipas AK-se, veprimet e OE “XHITI” Sh.p.k bien ne kundërshtim me nenin 25 te Rregullores për prokurim publik nr. 001/2022“, thuhet në vendimin e OSHP’së.

Paneli shqyrtues i OSHP’së vendosi që ta diskualifikojë prej tre muajve pjesëmarrjen në procedura të prokurimit publik.

Aktiviteti kryesor i kësaj kompanie është ndërmjetësimi për shitjen e lëndës së drurit dhe materialeve të ndërtimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark