Banorët e lagjes Kodra e Trimave, e njohur edhe si Vranjevc, një nga zonat më të mëdha dhe të populluara të Prishtinës, shprehin shqetësim për gjendjen e infrastrukturës dhe mungesën e sigurisë në qarkullimin rrugor.
Situata më e rrezikshme është pranë xhamisë së Llapit, ku mungojnë zebrat dhe semafori funksionon vetëm për një drejtim të vetëm.
Kalimi i rrugës është veçanërisht i vështirë për të moshuarit dhe gratë me karroca, për shkak të mungesës së hapësirave të sigurta për këmbësorë.
Rruga që lidh fshatrat e Llapit me Prishtinën ka asfalt të dëmtuar, plot gunga dhe pa mirëmbajtje për më shumë se 15 vjet, duke e bërë qarkullimin e automjeteve të vështirë dhe të rrezikshëm.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: