Insajderi
Lajme

Olluri: Kurti e nuhatë që PDK nuk e ka fuqinë si para një viti e që LDK ka probleme të brendshme – Nisma e AAK nuk e kanë fuqinë me e kalu pragun vetë

Insajderi
22 October 2025 - 22:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Olluri: Kurti e nuhatë që PDK nuk e ka fuqinë si para një viti e që LDK ka probleme të brendshme – Nisma e AAK nuk e kanë fuqinë me e kalu pragun vetë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se PDK-ja nuk e ka fuqinë në terren që e ka pasur para një viti.

Ndërkaq për LDK-në tha se ka probleme të brendshme, ku kërkohet edhe dorëheqja e kryetarit.

Ndërsa AAK e NISMA thotë se nuk e kanë fuqinë politike për ta kaluar pragun si të vetme.

Sipas Ollurit, këto i ka nuhatur Albin Kurti dhe vepron në këtë mënyrë.

“Nuk do mend me pa problemin që e ka PDK-ja prej rastit të Ramiz Lladrovcit dhe Kurti e nuhatë këtë që PDK nuk e ka fuqinë në terren si e ka pas para 1 viti. LDK-ja ka probleme të brendshme, ka kryetar komunash që nuk falsin me kryetarin e LDK-së”.

“NISMA dhe AAK nuk e kanë fuqinë politike që iu garanton me kalu pragun, AAK është më mirë. Por nuk e kanë atë fuqi”, ka thënë Olluri. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark