Gazeta britanike “Daily Mail” përqesh Shqipërinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

     Gazeta britanike “Daily Mail” përqesh Shqipërinë

    Insajderi
    24 April 2016 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Por, kjo deklaratë po konsiderohet “qesharake” dhe e pakuptueshme nga britanikët. Madje, gazeta e madhe britanike Daily Mail ka qëndruar në Shqipëri dhe ka shfaqur të metat e shtetit shqiptar, duke bërë krahasimin me jetesën e shqiptarëve dhe britanikëve.

    Titulli i artikullit të Daily Mail, i cili u botua sot, e përqesh Gove-n dhe po ashtu edhe Shqipërinë në të njëjtën kohë. “Mr Gove, nëse mendoni se ne duhet të jemi si Shqipëria, ju jeni një gomar”, shkruhet në titullin e tabloidit anglez.

    Tabloidi britanik i vë theks të veçantë ekonomisë së shtetit shqiptar, jetesën e shqiptarëve dhe të ardhurat mesatare të shqiptarëve të cilat “janë vetëm 5 funte në ditë”.

    Gazetari bën krahasimin në mes të dy vendeve dhe e përshkruan Shqipërinë si një vend me korrupsion të lartë e me krim të organizuar.

    “Shqipëria është një shtet i varfër i Ballkanit, ende duke luftuar për të shpëtuar trashëgiminë e komunizmit mizor dhe me krim e korrupsion të lartë. Britania, në të kundërtën, është një prej vendeve më të pasura të botës, vendlindja e revolucionit industrial dhe nënë e demokracisë”, shkruan Daily Mail.

    Ata e quajnë qesharak propozimin e Sekretarit të drejtësisë britanike, shkruan Insajderi.

    “Megjithatë, ky është pikërisht propozimi qesharak i dhënë javën e kaluar nga Michael Gove, kur Sekretari i Drejtësisë tregoi për lidhje ekonomike me Shqipërinë, ishte një frymëzim i vështirë për një Britani post-BE”, thuhet më tej në artikull.

    Gazetari britanik vë edhe më tej në pah të metat e Shqipërisë. Ai takon një burrë me emrin Qemajl në fshatin Gërdec, i cili, sipas asaj që shkruhet në Daily Mail, ishte duke kërkuar blerës për gomarin e tij pasi ishte i thyer dhe pa para, njofton Insajderi.

    Ian Birrell in Albania for Brexit story Picture: Erion Mecaj/Demotix

    Gazetari e pyeti Qemajlin se a mundet Shqipëria të jetë vend shembull për Britaninë. “kjo tingëllon shumë çuditshëm. Situata është shumë e keqe. Pse do dëshironit të bëheni si ne?”, i thotë Qemajli gazetarit anglez.

    Artikulli tregon për Shqipërinë e papunësisë, të shëndetësisë së dobët dhe kultivimit e trafikimit të drogës.

    “Dy vjet më parë, qindra policë të armatosur të mbështetur nga helikopterë sulmuan një fshat malor ku punonin rreth 3 mijë persona me qëllim tregun evropian”, shkruhet në artikull.

    Britania duhet të marrë një vendim rreth mbetjes apo largimit nga BE-ja më 23 qershor të këtij viti, kur do të mbahet një referendum në Britani të Madhe. Partitë konservatore britanike insistojnë për largim nga BE-ja, ndërsa kryeministri Cameron është për qëndrimin e mëtejshëm në BE. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark