Albanica Homes përfaqëson standardin e ri të jetesës moderne në Kosovë. Me një infrastrukturë të jashtëzakonshme, duke filluar nga dyert e cilësisë së lartë, dritaret moderne, parketi elegant, pompat termike individuale për ngrohje, bojlerët slim, recepsioni funksional dhe parkingjet nëntokësore, gjithçka në këtë kompleks është konceptuar për të ofruar rehati maksimale dhe komoditet bashkëkohor për çdo familje.
Falë investimeve të këtij niveli, por edhe projekteve të tjera që janë në zhvillim në qytete të ndryshme të Kosovës, Driton Gerbeshi ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Behgjet Pacolli, duke e vlerësuar për kontributin e tij të vazhdueshëm në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit.
Në një postim në rrjetet sociale, Gerbeshi ka theksuar:
“Me mirënjohje të thellë falënderojmë Presidentin Behgjet Pacolli për vizionin, përkushtimin dhe mundësitë që ka krijuar për zhvillimin e projekteve të mëdha në Kosovë dhe më gjerë. Kontributi i tij në ekonomi, diplomaci dhe në hapjen e rrugëve të reja të investimeve është një vlerë e madhe për vendin tonë. Burra si ai janë frymëzim për brezat e rinj — me punë, ndershmëri dhe dashuri për atdheun ndërtohet e ardhmja”, ka shkruar Gerbeshi.
Vlen të theksohet se transformimi urban dhe investues që po ndodh në Kosovë po shtrihet edhe jashtë kufijve të saj.
Albanica ka marrë përsipër ndërtimin e kompleksit “Green Coast” në Shqipëri, një destinacion që tashmë është bërë i preferuar për qindra mijëra turistë nga Kosova dhe rajoni, duke dëshmuar kështu vizionin rajonal dhe përkushtimin e kompanisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe cilësor.