OSBE hapë 5 qendra të votimit për zgjedhjet serbe në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OSBE hapë 5 qendra të votimit për zgjedhjet serbe në Kosovë

    Insajderi
    24 April 2016 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky votim është organizuar nga OSBE-ja.

    Siç ka njoftuar OSBE, sot do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave për t’iu mundësuar personave me të drejtë vote në Kosovë qasje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

    Misioni i OSBE-së ka sqaruar se në këtë ditë do të hapë pesë qendra me degë përkatëse nëpër Kosovë, dhe stafi i OSBE-së do të jetë prezent në secilën prej tyre, njofton RTK.

    OSBE ka bërë aranzhime për shpërndarje të duhur gjeografike të këtyre qendrave dhe degëve, gjë që siguron mbulim të duhur të zonave ku gjenden personat me të drejtë vote.

    Kurse, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk janë zgjedhje klasike por qendra-grumbullimi-votimi, që ua mundëson edhe Kushtetuta jonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark